Biologjika

Portali i parë SHQIP për biologji, mjekësi dhe diçka tjetër

Truri i vogël

Truri i vogël është i vendosur në pjesën zverkore të kafkës. Me dallim nga palca e kurrizit dhe ajo e zgjatur, masa e përhime në trurin e vogël është e vendosur në periferi, duke formuar cipën e tij, kurse masa e bardhë shtrihet në brendi dhe ka formë të drurit të degëzuar. Në sipërfaqen e vet cipa trunore ka një numër të madh të rrudhave me renditje paralele. Truri i vogël- është qendër e drejtpeshimit, lëvizjes dhe koordinimit të punës së muskujve.

 Truri i vogël është i ndarë në tri thela dy anësore që janë simetrike dhe quhen hemisfera dhe një thelë e mesme që ka një formë të krimbit. TRURI I VOGËL –lat. CEREBELLUM​ – Është i vendosur në pjesën e pasme të poshtme të Kafkës, nën Trurin e madh (lobin okcipital) dhe përpara ponsit (arrçit). Ka dy pjesë: të majtën dhe të djathtën si dhe​ – qendrat për lëvizjen e pjesëve të trupit dhe ekuilibrit. ​

 Në anën barkore të tij duket masa nervore që quhet ura trunore. Nëpërmjet kësaj ure palca e zgjatur vazhdon në trurin e mesëm.

 Për ta kuptuar më mirë rolin e trurit të vogël nëpërmjet operacionit i hiqet kjo pjesë trunore cilësdo kafshë (fig.4) dhe do të vërejmë se kafsha nuk i ka lëvizjet e koordinuara, muskujt i zbutën dhe i lodhen shpejt.

Po kjo gjë shihet edhe te njerëzit, të cilëve, për shkaqe të ndryshme, iu është sëmur apo dëmtuar truri i vogël. Truri i vogël dominon apo drejton aktivitetin muskulor dhe ekuilibrin. I mbuluar gjithashtu nga lënda gri.

Nga kjo shihet se truri i vogël është qendër për rregullimin e drejtpeshimit të trupit. Është vërtetuar se disa pjesë të cipes së trurit të vogël e inervojnë muskulaturën e caktuar të disa pjesëve të trupit.

Truri i vogël është i zhvilluar mirë sidomos tek gjitarët, dhe te shumë llojeve të peshqve. Ai është qendër e drejtpeshimit, lëvizjes dhe koordinimit të punës së muskujve. Tek ujë-tokësorët dhe zvarranikët është i zhvilluar pak.

Truri i vogël ose cerebellum është vendosur në gropë të pasme të kafkës, i ndarë tërësisht nga sipërfaqja e poshtme e trurit të madh të dupliktures dure mater cerberi. Para dhe pas është i ndarë nga pjesa e prapme e barkushe katërt të Arrçit (Pons), dhe te zgjerimi i cisternës te hapësirës subarachnoid kordonit të zgjatur ​​të barkushes së madhe ( cisterna magna ).

Në trurin e vogël dallojmë pjesën e zhvilluara ( të vjetër ) dhe të rinjtë. Masa gri (e përhimët) është e vendosur në sipërfaqen e lëvores së trurit korteksi cerebral dhe me subkortikal si bërthamë e trurit të vogël (bërthamë me kulmin – nucleus fastigji, bërthama sferike – nucleus globosus , bërthama plug – nucleus emboliformis dhe bërthamë dhëmbëzore – nucleus dentatus). Masa e bardhë është e vendosur në brendësi të trupit si medullare corpus modulare.

Përbëhet prej një pjese teke qendrore e cila quhet vermis dhe prej dy hemisferave cerebelare . Me trungun cerebral është i lidhur me pedunkule cerebelare dhe atë me të sipërme ( brachium conjuctivum ), të mesmin (brachium pontis) dhe të ulëtin (corpus restiforme).

Funksioni ka tri pjesë : vestibulocerebelum (lidh trurin e vogël me sistemin vestibular), spinocerebelum që është thelbësore për ecje dhe mbajtje drejtimi dhe që transmeton impulse modeluese në bërthamë ruber  dhe në koje apo lëvore cerebrocerebelum në korteksin e trurit të madh i dërgon informata në lidhje me veprimin e planifikuar nga ana motorike që ai i modulon.

Truri i vogël shërben për të ruajtur ekuilibrin dhe orientim në hapësirë​​, dhe drejton e kontrollon tonusin e muskujve. Truri i vogël lejon dhe mundëson lëvizjet e duhura, gjeste të buta dhe kuptimplotë.

Truri i vogël është i zhvilluar më së miri te gjitarët që i kanë aftësitë e jashtëzakonshme fizike (vrapuesit, notuesit , fluturuesit).

Updated: 14 February, 2014 — 22:06
Biologjika © 2014 Frontier Theme